Rudina Xhunga

Rudina Xhunga, gazetare dhe shkrimtare. Autore e romaneve bestseller Preja e nje martese te lodhur, Sikur Ana, Të dua për sfond. Librave për femije, Perrallat dhe Tregimet e Pitilushes dhe e librave me shenime, 12 porosite e Arben Xhaferit, Edhe një Shqip, Shkrimtarët e Shekullit, Fletorja e Luftës.

Xhulian Musaka


Xhulian Musaka ka lindur më 11.05.1995, në Tiranë. Ka përfunduar studimet për Gazetari-Komunikim në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.

Vëllimi me tregime “Peshë”, është vepra e parë letrare e botuar prej tij, me frymë ekzistencialiste, origjinale, që thyen skemën klasike të ndërtimit të një tregimi. Mund të duket si një prozë disi e çoroditur në leximin e parë, mendime të hedhura e të grumbulluara, por, në të vërtetë, këto proza të tij janë diçka tjetër. Ato rreken të hyjnë thellë në përjetimet njerëzore, të një të riu a një të vjetri, duke i vëzhguar, zhbiruar e ndjekur ato me hollësi.

Matilda Vangjeli

Matilda Vangjeli perktheu dhe pershtati ne gjuhen shqipe tregimin “Supa Magjike e Dragoit”. Ky tregim eshte nje perralle ne vargje, e shkruar ne gjuhen angleze nga Stela Gega McConaghy. Matilda dhe Stela jane shoqe femijerie. Studimi i gjuheve te huaja ka qene nje pasion i hershem per Matilden pasi edhe zgjodhi te studionte e perfundonte studimet e larta ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, ne Universitetin e Tiranes per Specialiste e Anglistikes dhe Amerikanistikes. Matilda jeton ne Tirane, dhe ne kohen e saj te lire i pelqen te udhetoje dhe te mesoje per kultura te reja.

Rovena Rrozhani (Kalaja)

Rovena Rrozhani (Kalaja) shkrimtare e spikatur e letërsisë shqipe për fëmijë u lind në vitin 1974, në Tiranë. Ajo është autore e librave “Po vjen Babagjyshi”, “Lëndina e Arushëve” dhe “Fani në kërkim të Dritës”. Bashkëautore e librave “Tutu mësoi të dëgjojë”, “Kush e shëroi Elefantushin” dhe “Tutu dhe Elefantushi kërkojnë fëmijët”. Shumë prej përrallave të saj janë botuar në periodikë për fëmijë, në Shqipëri dhe në Kosovë. Është fituese e Çmimit Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë për vitin 2020. Rovena është dramaturge për fëmijë dhe autore skenaresh filmash të animuar. Pjesët e saj teatrale janë shfaqur në Teatrin Kombëtar të Kukullave ndër të cilat veçohen “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe Kopshti Magjik”, “Ylli Vezullues”.

Natasha Shuteriqi Poroçani

Lindur në Elbasan më 29.01.1970

Është diplomuar për Gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Elbasanit dhe është doktoruar për Gjuhësi të aplikuar pranë Universitetit të Tiranës.

Aktualisht punon pranë Universitetit të Durrësit si pedagoge në Departamentin e Gjuhës shqipe.

Është autore e disa librave për fëmijë:

Bëhu si unë (Shtëpia botuese Pegi)

Kur zemërohet Evaristi (Shtëpia botuese Pegi)

Pa e vrarë mendjen (Shtëpia botuese Albas)

Splash (Shtëpia botuese Arka e Noes)

Kolana Bëmat e Estes dhe Kokosë 1, 2, 3 (Shtëpia botuese Albas)

Rudina Çupi

Rudina Çupi është autore, redaktore e përkthyese, kryesisht në letërsinë për fëmijë. Ka shkruar udhëzues didaktikë për parashkollorin, disa vëllime me poezi dhe shumë libra në seri për fëmijë, ndër të cilët “Kakarina”, “Gramatiktok”, “Fjalëkuqe”, “Kolovargje”, “Një elefant elegant”, “Një dreçkë me kleçkë”, “Shtëpia e gudulisur”, si dhe ka hartuar letrat “Rroketoke”, të parat letra loje me rrokje në shqip. Një pjesë e fitimeve prej librave të saj ajo ia dhuron fëmijëve të prekur nga epilepsia. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, qoftë për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë.

Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj bashkë me Irelin, vajzën dhe bashkëpunëtoren kryesore, ajo ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, parqe e shkolla të disa qyteteve në Shqipëri dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Rudina është themeluese e drejtuese e Ateliesë së Shkrimit Krijues, për të ndihmuar të talentuarit e vegjël të zhvillojnë prirjet e tyre letrare e krijuese.