Biblioteka e Lagjeve si Qendra Multifunksionale
Projekti “Bibliotekat e Lagjeve si Qendra Multifunksionale” konsiston në përdorimin e ambienteve të Bibliotekave të Lagjeve nga organizata jofitimprurëse me qëllim zhvillimin e ideve dhe projekteve rinore.
Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës synon të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të të rinjve të kryeqytetit, duke rritur kështu frekuentimin dhe vëmendjen e qytetarëve ndaj bibliotekave dhe kulturës së leximit.
Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës duke krijuar një skemë efektive me qëllim zhvillimin e kapaciteteve rinore nëpërmjet projekteve të tyre.
Objektivat Specifike
- Shtimi i qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e kryeqytetit;
- Zhvillimi i ideve kreative dhe inovative të të rinjve;
- Rritja e kulturës së leximit duke afruar të rinj në ambientet e bibliotekave;
- Ndihmesë në zhvillimin e cilësive edukative, sociale, kulturore etj. të të rinjve;
- Formimin e të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, droga, bullizmi etj.;
- Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës.
Të gjitha organizatat jofitimprurëse mund të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës më anë të Formularit të Aplikimit ku shprehin interesin e tyre për të ushtruar aktivitetin në ambientin e bibliotekës, pa ndikuar në funksionin kryesor të saj. Aplikimi duhet të dërgohet pranë Protokollit të Bashkisë Tiranë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimi të Qytetit.
Çfarë nevojitet për aplikim?
- Formulari i aplikimit të jetë plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë (i firmosur dhe vulosur);
- Projekt Propozimi dhe kalendari i aktiviteteve duhet të parashikojnë periudhën një vjeçare;
- Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i Themelimit dhe NIPT (Kopjet, duhet të jenë të noterizuara), Vërtetim për statusin e aplikuesit e tërhequr tek e-Albania;
- Vërtetim nga Gjykata, që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proçes falimentimi apo likujdimi;
- CV e organizatës ;
- Dokument identifikimi i aplikuesit (fotokopje e kartës ID të Drejtuesit Ekzekutiv të shoqatës).
Ky projekt parashikon shtrirjen në këto Biblioteka Lagje në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.
Njësia Administrative nr. 2: Biblioteka “Moikom Zeqo”
Rruga “Tefta Tashko Koço”
Njësia Administrative nr. 4: Biblioteka nr. 10
Rruga “Aleksandër Moisiu’’, Kinostudio
Njësia Administrative nr. 6: Biblioteka nr. 6
Rruga “Llazi Miho”, pallati 159
Njësia Administrative nr. 7: Biblioteka “Musine Kokalari”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Njësia Administrative nr. 8: Biblioteka “ Hamit Beqja”
Rruga “Thanas Ziko”, Nd. 57, H.3
Njësia Administrative nr 9: Biblioteka “Petro Zheji”
Rruga “Petro Marko”
Njësia Administrative nr. 10: Biblioteka “Misto Treska”
Rruga “Mine Peza”
Njësia Administrative nr. 11: Biblioteka nr. 7
Rruga “Lord Bajron”
Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.
Shpallja e fituesit të secilës thirrje bëhet në faqen Web të Bashkisë Tiranë, si dhe i komunikohet aplikuesit në kontaktin e vënë në dispozicion prej tij në formularin e aplikimit.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected]