Biblioteka e Lagjeve si Qendra Multifunksionale

Projekti “Bibliotekat e Lagjeve si Qendra Multifunksionale” konsiston në përdorimin e ambienteve të Bibliotekave të Lagjeve nga organizata jofitimprurëse me qëllim zhvillimin e ideve dhe projekteve rinore.

Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës synon të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të të rinjve të kryeqytetit, duke rritur kështu frekuentimin dhe vëmendjen e qytetarëve ndaj bibliotekave dhe kulturës së leximit.

Qëllimi i Programit

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës duke krijuar një skemë efektive me qëllim zhvillimin e kapaciteteve rinore nëpërmjet projekteve të tyre.

Objektivat Specifike

  • Shtimi i qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e kryeqytetit;
  • Zhvillimi i ideve kreative dhe inovative të të rinjve;
  • Rritja e kulturës së leximit duke afruar të rinj në ambientet e bibliotekave;
  • Ndihmesë në zhvillimin e cilësive edukative, sociale, kulturore etj. të të rinjve;
  • Formimin e të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, droga, bullizmi etj.;
  • Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës.

Aplikantët e pranueshëm

Të gjitha organizatat jofitimprurëse mund të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës më anë të Formularit të Aplikimit ku shprehin interesin e tyre për të ushtruar aktivitetin në ambientin e bibliotekës, pa ndikuar në funksionin kryesor të saj.  Aplikimi duhet të dërgohet pranë Protokollit të Bashkisë Tiranë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimi të Qytetit.

Çfarë nevojitet për aplikim?

  • Formulari i aplikimit të jetë plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë (i firmosur dhe vulosur);
  • Projekt Propozimi dhe kalendari i aktiviteteve duhet të parashikojnë periudhën një vjeçare;
  • Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i Themelimit dhe NIPT (Kopjet, duhet të jenë të noterizuara), Vërtetim për statusin e aplikuesit e tërhequr tek e-Albania;
  • Vërtetim nga Gjykata, që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proçes falimentimi apo likujdimi;
  • CV e organizatës ;
  • Dokument identifikimi i aplikuesit (fotokopje e kartës ID të Drejtuesit Ekzekutiv të shoqatës).

Mbulimi gjeografik  

Ky projekt parashikon shtrirjen në këto Biblioteka Lagje në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.

Njësia Administrative nr. 2: Biblioteka “Moikom Zeqo”

Rruga “Tefta Tashko Koço”

 

Njësia Administrative nr. 4: Biblioteka nr. 10

Rruga “Aleksandër Moisiu’’, Kinostudio

Njësia Administrative nr. 6:  Biblioteka nr. 6

Rruga “Llazi Miho”, pallati 159

 

Njësia Administrative nr. 7: Biblioteka “Musine Kokalari”

Bulevardi “Gjergj Fishta”

 

Njësia Administrative nr. 8: Biblioteka “ Hamit Beqja”

Rruga “Thanas Ziko”, Nd. 57, H.3

 

Njësia Administrative nr 9: Biblioteka “Petro Zheji”

Rruga “Petro Marko”

 

Njësia Administrative nr. 10: Biblioteka “Misto Treska”

Rruga “Mine Peza”

 

Njësia Administrative nr. 11: Biblioteka nr. 7

Rruga “Lord Bajron”

  

Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet. 

Shpallja e fituesit të secilës thirrje bëhet në faqen Web të Bashkisë Tiranë, si dhe i komunikohet aplikuesit në kontaktin e vënë në dispozicion prej tij në formularin e aplikimit.

Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected]