Rudina Çupi

Rudina Çupi është autore, redaktore e përkthyese, kryesisht në letërsinë për fëmijë. Ka shkruar udhëzues didaktikë për parashkollorin, disa vëllime me poezi dhe shumë libra në seri për fëmijë, ndër të cilët “Kakarina”, “Gramatiktok”, “Fjalëkuqe”, “Kolovargje”, “Një elefant elegant”, “Një dreçkë me kleçkë”, “Shtëpia e gudulisur”, si dhe ka hartuar letrat “Rroketoke”, të parat letra loje me rrokje në shqip. Një pjesë e fitimeve prej librave të saj ajo ia dhuron fëmijëve të prekur nga epilepsia. Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, qoftë për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë.

Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj bashkë me Irelin, vajzën dhe bashkëpunëtoren kryesore, ajo ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, parqe e shkolla të disa qyteteve në Shqipëri dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Rudina është themeluese e drejtuese e Ateliesë së Shkrimit Krijues, për të ndihmuar të talentuarit e vegjël të zhvillojnë prirjet e tyre letrare e krijuese.

Tags: No tags

Comments are closed.